Një tjetër bandë e njohur gjatë trazirave vitin e kaluar në qytetin Vlorës është shfaqur sot para drejtësisë shqiptare dhe ishte pikërisht Kakami dhe njerëzit e tij të njohur si kundështarë të betuar të Zani Çaushit. Kryeprokuror i kësaj çeshtjeje ishte Alban Kalaja dhe gjyqtar Ardian Kalia. Alfred Nebiu, i quajtur ndryshe Kakami, Gazmir Braka i quajtur ndryshe Gaxhai, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Eduart Leskaj, Fredi Mërtiri, Robert Guraku dhe Gazmend Nebiu akuzohen për shumë vrasje, plagosje dhe të tjera krime të rënda. Të arrestuar janë 6 persona ku 3 prej të cilëve u paraqitën në gjykatë ndërsa 3 të tjerë nuk u sollën nga qelitë e komisariatit të Korçës për arsye të ndryshme. Prokurori Kalaja kërkoi gjykimin në mungesë për Gaxhain dhe Leskaj të cilët sipas tij nuk ndodhen në Shqipëri. Duke qënë se 3 personat e tjerë nuk ishin prezentë, prokurori kërkoi shtyerjen e seancës që u vendos më vonë nga trupi gjykues.

Pamje gjyqi i Kakamit dhe banda e tij, gjyqtari Ardian Kalia, prokurori Alban Kalaja./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili