Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Trupi gjykues për dosjen në ngarkim të Vehbi Alimuçës nuk ka mundur të vendosë për lirimin e këtij të fundit nga qelitë e paraburgimit ose jo. Kështu ka deklaruar Gjin Gjoni, kryetari i trupit gjykues në seancën e sotme, ndaj ish-bossit të firmës rentiere, në Gjykatën e Faktit të Tiranës.

Afati i paraburgimit për Alimuçën përfundonte më 18 Nëntor ndaj dhe avokatët kishin kërkuar lirimin e tij, kërkesë që nuk ishte pranuar nga Prokurori çështjes Ajaz Gjeta. Vendimi përfundimtar për masën e arrestit të Alimuçës do të jepet në seancat e ardhshme. Ndërkaq është vazhduar me provat shkencore nga ana e Prokurorit të çështjes, i cili ka kërkuar paraqitjen e disa provave të reja.   

Në këto prova të reja sipas prokurorit janë përfshirë bilancet e kompanisë të viteve 93-96, material për harxhimin e një shumë të konsiderueshme për reklama në Formula 1, për përfitimin e shumave të mëdha nga disa përsona pas mbylljes së kompanisë etj.

Vërtetimi i akuzave të ngritura ndaj ish-bossit të firmës rentiere ose jo, do të mundësohen nga këto dhe firma të tjera, që po paraqet në çdo seancë organi i prokurorisë./tvklan.al