Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Klientët tanë janë të pafajshëm ndaj kërkojmë lirimin e tyre. Kështu janë shprehur sot avokatët e të ashtuquajturit grupi i Zanit. Në seancën e sotme ju la fjala e mbrojtjes të pandehurve dhe avokatëve të tyre. Zani Caushi nuk është kriminel tha avokati i tij, madje ai ka kontribuar në mbajtjn e rendit në Vlorën e trazuar të ’97 duke shpëtuar dhe jetë njerëzish.

Asnjë dëshmimtar i akuzës nuk ka akuzuar për gjënë më të vogël Zanin tha avokati i tij. Ndaj duke qenë se asnjë akuzë e prokurorit nuk është provuar kërkoj lirimin e tij nga qelitë e burgut. Më pas floën dhe avokatët e tjerë të cilët mbronin klientët e tyre. Ata sqaruan se klientët e tyre nuk janë implikuar në të ashtuquajturën grupe terrorriste dhe nuk kanë kryer krime.

Në seancat e mëparshme vetëm një pjestar i grupit të Zanit pranoi se kishte qëlluar mbi dajën e tij por që nuk e kishte bërë me dashje. Në seancën e ardhshme do të jetë prokurori Hana që do të jap versionet e tij dhe do të kërkoj pretencën për secilin të akuzuar./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj