Seanca e sotme ndaj Zani Çaushit ka përfunduar vetëm me një dialog të shkurtër mes mbrojtjes dhe akuzës, dialog ky që nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Mungesa e dëshmitarëve në proces edhe këtë rradhë ka sjellë shtyrjen e seancës gjyqësore.

Sot nga trupi gjykues është vendosur që familjarët të qëndronin jashtë por pa ndonjë motiv të rëndësishëm. Megjithëse pati kundërshtime, të afërmit e të akuzuarve kanë pushuar protestën e tyre teksa janë lajmëruar shumë shpejt për mbylljen e seancës.

Dëshmitarët që edhe kësaj here munguan, rradhën që vjen priten të sillen me forcë në gjykatë ndryshe parashikohen që seancat të shtyhen pafund./tvklan.al