Prokurorët: Dokumentet për mbrojtjen gati në javën e dytë të Shtatorit

Në përvjetorin e 22-të të nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, ish-krerët e UÇK-së, fitimtarët e pavarësisë së Kosovës, janë përballur me akuzat për krime lufte në Hagë, për arrestime të paligjshme, vrasje dhe tortura.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit e ka akuzuar Prokurorinë e Hagës se po ju fsheh incizimet audio dhe video të intervistave të dëshmitarëve.

“Unë nuk jam person që bëjë gjeste teatrale, unë nuk jam ai lloj avokati. Mocioni ynë ka dalë nga fakti që ne nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si po bëhet nxjerrja e materialeve.”

Prokurorja Clare Melany Lawson ka thënë se do ta dorëzojë dosjen paraprake në javën e dytë të Shtatorit. Sipas saj, vetëm për ish-presidentin Thaçi, janë intervistuar 17 dëshmitarë.

“Përpiqet që të mbështetet me një vendim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të vitit 2010. Në fakt nuk është referim i duhur për një sërë arsyesh.”

Gjykatësi Nicolas Guillou ka vendosur 25 Shtatorin, si afatin për vendosjen në dispozicion të dokumentave. Në aktakuzë shkruhet se nga Marsi i vitit 1998 deri në Shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve. Shumë prej krimeve pretendohet se janë kryer në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë në veri të Shqiperisë.”

Klan News