Debate mes trupës gjykuese në Apel dhe ekspertëve të cilët kanë rindërtuar skemën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill të 2021. Kjo kërkesë është bërë nga mbrojta e Arber Paplekajt i cili nuk pranon akuzën e prokurorisë për vrasje, duke pretenduar se ka qëlluar në kushtet e vetmbrotjes. Gjykata e Apelit ka konstatuar se akti i rindërtimit të skenës së krimit në Elbasan, është i paplotë. 3 akspertët i kanë vendosur në dispozicion gjykatës në rrugë elektronike, aktin tekniko-balistik të kryer në vendin e krimit. Togat e zeza morën në pyetje ekspertët duke u kërkuar shpjegime në lidhje me dokumetat që kanë dorëzuar.

Eksperti Arjan Hako u shpreh se akt-ekspertiza është e paplotë për shkak se nuk ka pajisje për të ekzaminuar pamjet. Në dokumentat që i kanë dorëzuar gjykatës, ata nuk kanë përcaktuar se kush qëlloi i pari, po ashtu nuk është përcaktuar se sa ishte distanca mes viktimës dhe qitësve. Eksperti Artan Rexhepi ka kërkuar 1 muaj e gjysmë kohë për të parë pamjet. Ekspertiza vlerësohet e paplotë, sepse ata thonë se janë bazuar në të dhëna të pasakta të vendngjarjes fillestare dhe se vendngjarja ka qenë e kontaminuar.

Eksperti Shpëtim Budo theksoi se këqyrja e vendit të ngjarjes ka shumë mangësi. Po ashtu si pikë referimi ata kanë marrë përqendrimin më të madh të gëzhojave, por aty ka edhe gëzhoja të tjera. Ekspertët nuk mund të flasin me saktësi për distancën në metra mes qitësit 1 dhe qitësit 2. Ata kanë vendosur maksimumin, 11 metër, por mund të jetë edhe më afër.

Prokurori Gent Xholi në seancë kërkoi shpjegime nga ana e ekspertëve nëse ai akt duhet ose jo të merret përbazë. Por ata theksuan se duhet bërë akti i dytë, pasi eksperimenti hetimor është bërë mbi bazën e akteve që nuk pasqyrojnë realitetin. Po ashtu duhet që të bëhet edhe analizmi i pamjeve filmike të vendit të ngjarjes.

Gjykata e Apelit la kohë deri në 7 maj, ora 12:00 për ekspertët që të kryejnë plotësimet e nevojshme të kërkuara.

Të pandehur për këtë ngjarje që ndodhi më 21 prill të vitit 2021, janë dhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe 6 efektivë të Shqiponjave.

Klan News