Avokati i Emiljano Shullazit ka bërë sot mbrojtjen në procesin që po zhvillohet kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Vladimir Meçe ka kërkuar pafajësi për klientin e tij duke i cilësuar provat e prokurorisë si të manipuluara dhe të pabazuara. Pas kësaj seanca u shty për në datën 13 Nëntor ku avokatët e 4 të pandehurve të tjerë priten të shprehen për akuzat.

Prokuroria kërkoi 64 vite burg në total për 5 të pandehurit, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, shkatërrim prone dhe kërcënim për shkak të detyrës.

Tv Klan