Gjyqi ndaj Shullazit, Prokuroria lexon provat

Gjyqi ndaj Shullazit, Prokuroria lexon provat

17:54 23/01/2018

Prokuroria i ka dhënë fund paraqitjes së provave në gjyqin kundër Emiljano Shullazit. Në seancën e radhës pritet që mbrojtja të fillojë thirrja e dëshmitarëve të mbrojtjes. Sipas Prokurores, Elisabeta Imeraj, në Shkurt të 2016 policia ka referuar në prokurori një material për veprimtarinë kriminale të Emilajno Shullazin, Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishajt. Por në fund u mor i pandehur vetëm Shullazi dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Shullazi akuzohet për kërcënimin e  biznesmenit Ylvi Beqja me qëllim përvetësimin e  30% të hotel Vollgës, kërcënimin e profesorëve Mynyr Koni e Dhori Kule si dhe biznesmeneve Adriatik Kerçuku dhe Jani Zaka.

 Janë parashtruar para togave të zeza provat në lidhje me hetimin e ish-hotel Vollgës ku sipas prokurorisë Ylvi Beqja është kërcënuar për t’i dhënë 30% të asaj prone Emilajno Shullazit.

Gjithashtu u paraqiten provat për tre episode te tjera ku janë kërcënuar dy profesorët Mynyr Koni dhe Dhori Kule, biznesmeni Adriatik Kërçuku dhe Jani Zaka. Prokuroria i ka dhënë fund paraqitjes së provave te saj në këtë proces dhe në seancë e radhës pritet që mbrojtja të filloje dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Tv Klan

 

Të ngjashme
UKT