Gjykata e Krimeve të Rënda ka filluar procedimin ndaj një babai nga Korça i cili e ka pranuar edhe vetë që ka vrarë duke motivuar se do të merrte hakun për fatin tragjik të bijës së tij të mitur. F. M. akuzohet se ka hedhur një granatë në furgonin ku tregtonin dy vëllezër, nga ku ka mbetur i vrarë B. K.

Babai ka pranuar krimin duke shprehur se vëllezërit B. dhe E. kishin marrë me forcë vajzën e tij të mitur. Vajza N. ka varur vetën në të njejtën ditë kur babai i saj hodhi granatën në furgonin ku shisnin dy vëllezërit.

Në seancë ka dëshmuar E. K. i cili ka akuzuar rëndë të pandehurin duke u betuar se nuk e kishte mashtruar vajzën e tij. Pas dëshmisë F. M. është shprehur se sulmi me granatë e ka bërë në momente tronditëse duke menduar për shkaqet që i morën jetën të bijës. Historia tragjike për dy familjet pritet të zbardhet më tej në seancën tjetër ku do të tregojnë të tjerë dëshmitarë./tvklan.al