Gjyqi për vrasjen e Klodian Rashës, seanca e parë ndaj ish-efektivit do zhvillohet më 29 Prill



Gjyqi për vrasjen e Klodian Rashës, seanca e parë ndaj ish-efektivit do zhvillohet më 29 Prill

15:27 13/04/2021

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës. Seanca e parë e kësaj çështje do zhvillohet më 29 Prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.

Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e Hajdarajt që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Po kështu Hajdaraj me kërkesë të mbrojtësve të tij ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Sipas prokurorisë Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje.

Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin kufijve te mbrojtjes se nevojshme, akuzë për të cilën ai kërkon të gjykohet. Ndërsa hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund te evitohej.

Përsa i përket amës së gjetur në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë dalë në përfundimin se ajo nuk i përket Rashës, nga ku rezulton se 25-vjeçari ishte i paarmatosur, pasi në armën e gjetur 100 m larg vendngjarjes, është një model pistolete turke sportive, në të cilën nuk janë gjendur as gjurmë ADN-je dhe as gishtërinjsh të viktimës.

Organi i akuzës është tashmë i bindur në lidhje me këtë fakt, pas zbardhjes me detaje të pamjeve të kamerës se një garazhi aty pranë që e ka fiksuar të gjithë ngjarjen.

Sipas pamjeve filmike, të cilat ndodhen edhe në dosjen hetimore, shihet qartë që efektivi i policisë fillimisht e ka kapur prej krahu të riun, por pasi ai i ka shpëtuar atij nga dora, polici ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.

Klan News







Të ngjashme