Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të dy kushërinjve  Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen per vrasjen e Marvi Mihalit, Korrikun e vitit të kaluar.

Gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën e dy të pandehurve te tjerë në këtë proces të cilët ende nuk janë arrestuar Marsel dhe Kridens Alla, për veçimin e çështjes. Pas rrëzimit të këtyre kërkesave Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim. Sipas akuzës, përveç katër të pandehurve në vrasjen e 21-vjecarit 31 korrikun e 2017 ka marrë pjesë një person i pestë, i cili ende nuk është identifikuar.

Prokurori sqaroi se po kryhen veprime të tjera hetimore për kapjen e tij. Për organin e akuzës, 4 të pandehurit kanë marrë pjesë në vrasjen me thikë të Mihalit pranë stadiumit ‘Dinamo’. Motiv i këtij krimi të rëndë, sipas prokurorisë, ishte konflikti për shkak të një karikuesi telefoni.

Tv Klan