Dosja do të kalojë nga krimet e rënda tek GJKKO

Gjykata e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ka zhvilluar seancën në ngarkim të  Emiljano Shullazit dhe katër të arrestuarve të tjerë. Kjo ishte seanca e parë e Shullazit me këtë gjykatë, e cila është shtyrë.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të Shullazit sipas të cilit ndryshimi i gjykatës duhej të shoqërohej edhe me një short të ri për trupën gjykuese, me argumentin se gjyqtarët që po e shqyrtojnë nuk janë pjesë e kësaj gjykatë.

Gjithashtu, kërkohet që për këtë çështje të shprehet Këshilli I Lartë Gjyësorit, nëse do të hidhet ose jo short i ri si edhe për kalimin e kompetencave.

Edhe dy prokurorët e sapo emëruar të SPAK, Altin Dumani dhe Ened Nakuçi i kërkuan Këshillit të Lartë të gjyqësorit që të shprehet për trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen.

Tv Klan