Një tjetër rast korrupsioni në gjykatat shqiptare denoncohet në emisionin investigativ Stop, në Tv Klan, i cili ka publikuar pamjet e një kamera të fshehtë ku duket gjyqtari i Fierit, Roland Hysi duke marrë ryshfet. Ai u denoncua nga një nënë e divorcuar, e cila ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës me ish-bashkëshortin e saj. Ishte fillimisht psikologia e gjykatës, Elona Meçani, që luante rolin e ndërmjetësit, që i sugjeroi të paguante për të fituar çështjen.

Pas kësaj, nëna e divorcuar takohet në ambientet e një hoteli në Fier me gjyqtarin Hysi, atje ku jep edhe shumën prej 500 euro, për të marrë vendimin në favor të saj. Por gjyqtari Hysi nuk mjaftohet vetëm me paratë, pasi kërkon edhe favore seksuale prej saj.

Por pas hedhjes së shortit, çështja do të shqyrtohej nga gjyqtari Taulant Banushi dhe sërish psikologia Elona Meçani luajtin rolin e sekseres dhe denoncueses iu desh të paguante ryshfet edhe 500 euro të tjera. Denoncuesja thotë se ka paguar edhe psikologen që luajti rolin e sekseres në këtë çështje.

Tv Klan