Magjistrati i Apelit Vlorë, u konfirmua në shkallën e parë të vettingut në KPK

Sokol Ngresi me detyrë në gjykatën e Apelit Vlorë, i cili u konsiderua i përshtatshëm në tre kriteret e vlerësimit 7 muaj më parë po përballet në shkallën e dytë të vettingut me disa akuza të mbërritura nga burime anonime. Këto akuza janë për mosdeklarimin e një kontrate premtim shitje, të një apartamenti, në Ujë të Ftohtë Vlorë.

Gjatë seancës gjyqësore gjyqtari, duket se e ka pasur të lehtë të përgënjeshtrojë akuzën e ngritur nga një qytetar anonim, duke identifikuar fillimisht  subjektin qe ka ngritur akuzën e pavërtetë, shtetasin F.K. Nga gjyqtari akuzat e bëra, janë konsideruar, si akte te kryera për qëllime dashakeqe, të shtyra nga persona të cilët gjyqtari i ka ndëshkuar me vendimet e tij gjyqësore. Gjyqtari Ngresi ka paraqitur pranë Kolegjit, dhe një kallëzim penal kundër shtetasit F.K., i cili duke shfrytëzuar situatën delikate, të krijuar nga procesi i rivlerësimit, është përpjekur me anë të akteve të falsifikuara të ndikojë në vendimmarrjen e KPA-së.

Nisur nga rrethanat e reja të parashtruara, KPA-ja ka vendosur të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit shtetasin F.K., i cili padyshim duhet të japë shpjegime edhe në lidhje me faktin se pse nuk ka bërë denoncimin e tij në KPK, dhe se ka zgjedhur që të jetë anonim.

KLan News