Edhe mjeku Edvin Prifti apelon ndryshimin e masës

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, nuk është dakord me masën e sigurisë arrest me burg, që ka dhënë Gjykata e Posaçme. Nëpërmjet avokatit, ajo ka kërkuar nga Gjykata e Apelit zbutjen e kushteve dhe lënien në një masë më të butë, se ajo që ka dhënë Shkalla e Parë.

Sipas hetuesve ishte avokati Aldo Tabaku që kishte ndërhyrë te gjyqtarja për të lehtësuar dënimin e Saimir Petanit, që mbrohej prej tij. Avokati kishte marrë përsipër të ndërhynte te gjyqtarja Enkelejda Hoxha duke premtuar shpërblim monetar në shuma që varionin nga 6 në 12 mijë euro dhe ndaj saj rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, kryer në bashkëpunim”.

Edhe mjeku Edvin Prifti ka dorëzuar kërkesën në Apel, për ndryshimin e masës së sigurisë. Sipas avokatit të tij, Prifti nuk përbën ndonjë rrezik për të prishur provat, prandaj nuk ka pse të qëndrojë në qeli.

Për kardiokirurgun janë duke u bërë hetime të tjera nga SPAK, ku janë sekuestruar disa shënime në zyrën e tij. Gjithashtu do të kalojnë në sitë edhe llogaritë bankare, pas akuzës për pastrim parash.

Tv Klan