Enkeleda Hoxha kërkoi kohë që të bëjë mbrojtjen për procedimin disiplinor

Ky është momenti kur gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, me pranga në duar mbërrin në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Para se të futej në ambjentet e brendshme të institucionit, Hoxha komentoi edhe procesin disiplinor.

Seanca e radhës në Këshillin e Lartë Gjyqësore zgjati për rreth 60 minuta. Qeveria e gjyqtarëve ka vendosur në mënyrë unanime që të rrëzonte kërkesat e avokatit të Enkeleda Hoxhës për të marrë në pyetje zyrtarët e lartë të burgjeve dhe prokurorët e çëshjtes së Hekuran Billës.

Ardian Visha ka ngritur dyshime se procesi është i paragjykuar duke qenë se gjyqtarja Hoxha është në qeli për shkak se akuzohet nga SPAK për korrupsion. Në seancë Enkeleda Hoxha ka kërkuar kohë që të paraqesë argumetat e saj në lidhje me procedimin disiplinor.

Kryeinspektori Artur Metani është shprehur se nuk ka arsye ligjore për të shtyrë seancën por ishte mirëkuptues për situatën në të cilën gjendet magjistratja. Avokati i Hoxhës ka kërkuar që të bëjë një marrëveshje me Metanin, nëpërmjet të cilës ai pranon fajësinë për përllogaritjen e viteve të dënimit që kishte kryer Hekuran Billa, i dënuar për vrasje.

Po ashtu mbrojtësi ligjor i gjyqtares është shprehur se ka shkelje ligjore edhe në uljen e një viti të dënimit për Billës. Por kërkon nga Metani masë disiplinore më të butë. Kreu i ILD i qëndron kërkesës së tij për masën disiplinore shkarkim nga detyra. 

Këshilli në përfudim të mbledhjes vendosi që t’i japë Enkleda Hoxhës një javë kohë për të bërë mbrojtjen. Gjyqtarja e Krujës akuzohet se ka liruar nga qelitë të fortët e botës së krimit nëpërmjet marrjes së rryshfetit.

Klan News