Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollanin.

Gjyqtarja rezultoi se ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive, nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurive.

Në adresë të gjyqtares ishin bërë 7 denoncime, përfshirë edhe atë të  bërë nga Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit. Por asnjë prej denoncimeve nuk krijoi probleme për Dollanin që u konfirmua në detyrë.

Tv Klan