grandmaKur Princi George ka lindur me peshën e tij mbresëlënëse dhe i shëndetshëm, shumë pak mund të mendonin se një ndikim të rëndësishëm do të ketë pasur edhe gjyshja e tij.

Por rezultatet e një studimi interesant kanë pushtuar mediat britanike ditët e fundit. Shkencëtarët besojnë se gjyshet edhe gjyshërit luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e nipërve apo mbesave të tyre.

Ata besojnë se ushqimet që nënat konusmojnë gjatë fëmijërisë së tyre, janë më të rëndësishme sesa ato që konsumojnë gjatë shtatëzanisë.

Dr. Christopher Kuzawa, gjithashtu profesor në Universitetin e Çikagos rrëfen për “Telegraph” se ushqimet që gratë përdorin gjatë shtatëzanisë nuk janë fare të rëndësishme e nuk ndikojnë në rritjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre. Ajo që ka rëndesi është mënyra e të ushqyerit të mirë të nënës, që në moshë të hershme.

Më shumë se 3000 gra në Filipine ju nënshtruan këtij studimi dhe rezultatet ishin mbresëlënëse.

Gratë e ushqyera mirë në fëmijëritë e tyre kishin rrezik më të vogël të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, apo tensioni i lartë. E si pasojë nuk i trashëgonin tek pasardhësit e tyre. Rezultat ky i cili nuk shihej tek gratë e kequshqyera në fëmijëri.

Dr. Kuzawa sugjeron se kjo gjë mund të përmirësohet në ditët e sotme dhe u bën thirrje grave, që të kenë kujdes për mënyrën se si ushqejnë fëmijët e tyre.

Këto reuzultate u paraqitën në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS) në Çikago.

 

 

Redaksia/tvklan.al/K.Petro