Shumica prej nesh kanë kujtime të bukura për kohën që kemi kaluar me gjyshërit. Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh për të ndarë me ne urtësinë e tyre si dhe për të na dhënë përqafime e puthje.

Një studim i fundit  i publikuar  në blogun “Bright Side” tregon se gjyshërit dhe gjyshet që  kalojë më shumë kohë me nipërit dhe mbesat jetojnë më gjatë. Gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat kanë një rrezik më të ulët të vdekshmërisë prej 37%. Studiuesit i kryen këto vëzhgime në mbi 500 njerëz në moshën 70-vjeçare në Berlin. Dhe rezultatet treguan se rreth 50% e atyre që kujdeseshin për nipërit dhe mbesat rezultojnë të jenë ende gjallë. Ndërsa 50% e atyre që nuk ofronin asnjë kujdes për nipërit dhe mbesat kanë ndërruar jetë brenda 5 viteve.

Ky hulumtim tregon lidhjen pozitive në mes të përkujdesjes për të vegjlit dhe një jetëgjatësie më të gjatë tek njerëzit e moshuar. Një ndër arsyet që jepen është rrënjësisht e fokusuar tek e kaluara. Duket se koha e kaluar së bashku është e dobishme për të dyja palët.

Tv Klan