Mayla Phoebe de Rezende dhe motra e saj Sofia Albuquerck, 19 vjeç bëhen binjakët e parë në botë që ndryshuan gjininë në 13dhe 14 Shkurt në Brazil. Operacionet ishin të suksesshme dhe binjakët po shijojnë jetën e tyre si vajza.

Mayla tha për një media lokale: Ne kemi bërë gjithçka së bashku dhe kohët e fundit kemi përmbushur ëndrrën tonë për të ndryshuar gjininë dhe për t’u bërë binjakët e parë trans në botë.

Ajo shpreson që ndarja e historisë së tyre do të ndihmojë për të rritur ndërgjegjësimin e operacioneve që mundësojnë ndryshimin e gjinisë dhe t’i japë shpresë njerëzve të tjerë transgjinorë.

“Ka shumë gra trans që heqin dorë sepse lista e pritjes është shumë e gjatë në sistemin shëndetësor publik dhe ka vetëm një klinikë private që kryen procedurën në Blumenau”, shprehet Mayla

Binjakët kanë lindur djem, por gjithmonë janë identifikuar si femra.

“Kur pashë tim organin tim gjenital, ndjeva se nuk ishte i imi”, shprehet Mayla.

Binjakët shpesh herë ngacmoheshin nga shokët se ishin transgjinorë. Por pavarësisht paragjykimeve, binjakët kishin mbështetjen e familjarëve. Mayla shprehet se ata e kanë ditur gjithmonë se përbrenda ndiheshin si vajza dhe jo si djem.

Familja e binjakëve është aq mbështetëse saqë gjyshi i tyre nga nëna shiti shtëpinë që ai kishte për të financuar operacionet për ndryshimin e gjinisë.

“Ai është shumë mendje hapur. Qëllimi im tani është të diplomohem në mjekësi dhe të blej një shtëpi tjetër për gjyshërit e mi si një mënyrë për të falenderuar për atë që kanë bërë për ne”, shprehet Mayla.

Edhe pse ka qenë një udhëtim i gjatë për binjakët dhe i vështirë, ata janë shumë të lumtur me trupat e tyre.

“Kur u zgjova nga operacioni nuk mund ta besoja. Unë nuk e ndiej më atë siklet kur rri shtrirë ose ulur. Është një gjë e mrekullueshme. Hera e parë kur shkarkova në tualet ishte magjike”, tregon Mayla. /tvklan.al