Gjyshja 81-vjeçare bën postimin prekës në Facebook për të dashurin 36 vjeç



Gjyshja 81-vjeçare bën postimin prekës në Facebook për të dashurin 36 vjeç

11:39 21/01/2021

Një gjyshe 81-vjeçare britanike ka shprehur mallin e madh që ndjen për bashkëshortin që është sa gjysma e moshës së saj.

Iris Jones, nga Somerset, ka shpërndarë një postim prekës në Facebook duke shprehur dashurinë e madhe që ka për egjiptianin 36-vjeçar Mohamed Ahmed Ibriham. Çifti prej një kohësh jetojnë të ndarë pasi Mohamed është kthyer në vendlindjen e tij për shkak të pandemisë.

Ajo ka ndarë në Facebook një zemër të bërë me petale trëndafili dhe në mbishkrimin e saj shkruan: Për burrin tim. Gjithashtu në një koment poshtë fotos ka shkruar “ti je gjithmonë në zemrën time”.

Mohamed, i cili u njoh me Irisin në Facebook vitin e kaluar, i ka komentuar në këtë postim të gruas së tij duke shprehur: “Unë jam për ty gjithmonë” dhe Irisi i përgjigjet sërish duke i thënë “faleminderit zemra ime”.

Ata po qëndrojnë larg nga njëri-tjetri sepse Mohamed e ka të pamundur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të masave që janë marrë për parandalimin e pandemisë së koronavirusit. Ai po përpiqet që të marrë një vizë bashkëshortore.

E moshuara në deklaratat e mëparshme në media të ndryshme mburrej për jetën e tyre të egër seksuale.

Në një shfaqje televizive ajo tregon se bëjnë seks të egër dhe se prej 35 vitesh nuk ka pasur asnjë partner dhe në fillim ndihej si e virgjër. Por lidhjen e të dyve nuk e përkrahën familjarët dhe dy djemtë e saj sepse mendonin që Mohamed ishte pas saj vetëm për t’i marrë paratë dhe për të patur një pasaportë.

Në një intervistë për një media të huaj, djali i saj 53 vjeç Stephen Jones shprehet se romanca e tyre është një kërcënim për familjen dhe shkak për ndarjen e saj. Kur kuptoi moshën e tij filluan shumë debate, ndërsa djali tjetër i saj, Darren u tregua edhe më i ashpër për këtë lidhje duke ndërprerë komunikimin me të ëmën.

Iris shprehet se ai nuk është pas parave të saj sepse në fund të fundit, ajo nuk ka asnjë pasuri përveç pensionit që merr. /tvklan.al







Të ngjashme