Një gjyshe nga Las Vegas ka publikuar disa foto të kapura nga një aparat fotografik. Në këto foto shihet një demon në dhomën e nipit të saj.

Tory McKenzie ka kontaktuar me një grup të specializuar në Facebook për t’u informuar më shumë për fantazmat. Dyshimet filluan kur mbesa dy vjeç Amber McKenzie shpesh herë qante në dhomë.

E tronditur nga incidenti, Tory vendosi një aparat fotografik që aktivizohet kur ka lëvizje në dhomën dhe e la atë për disa ditë sipas Daily Star.

Kur Tory kontrolloi pamjet ajo mbeti e tmerruar pasi pa në foto një krijesë “me brirë” me “kthetra të gjata” që qëndronte disa centimetra larg vogëlushes që flinte dhe vëllait të saj shtatë muajsh Michael McKenzie. Krijesa shihet pranë shtretërve të fëmijëve.

Troy është përpjekur që të pastrojë shtëpinë duke djegur vajra për të larguar shpirtrat e këqij.

Tory tha: Ishte kaq tronditëse kur e pashë. Kur pashë brirë në kokën e asaj krijese menjëherë mendova se është djalli ose një demon.

Tory është akuzuar nga njerëzit në mediat sociale se nuk është e vërtetë një foto e tillë.

“Të gjithë ishin në gjumë, kështu që nuk mund të ketë qenë djali im ose partnerja e tij. E di që është diçka e mbinatyrshme. Unë nuk jam aq e talentuar kur bëhet fjalë për teknologji për të falsifikuar foton”.

Sipas Tory prona është ndërtuar vetëm para 20 viteve, kështu që u befasua që të ndodhte një gjë paranormale.

Duke komentuar postimin e Tory-it në grupin në Facebook, Shoqëria Paranormale e GA-së në Verilindje, shkroi: “Ne shohim këtë gjatë gjithë kohës. Sa herë që ka një foshnjë të re në shtëpi, anëtarët e vdekur të familjes futen për të parë fëmijën e ri. Kjo është një provë fotografike e një gjyshi ose gjyshe të vdekur që ndalet për një vizitë.” /tvklan.al