Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme rastin e Elonës nga qyteti i Korçës. Ajo kërkoi ndihmën e programit për ti bërë një suprizë gjyshes së saj, e cila sot feston 85-vjetorin e lindjes. Dëshira e saj do ishte që të ishin të gjithë bashkë për të festuar, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ajo dhe pjesa tjetër e familjes e kanë të pamundur.

Elona tregon se gjyshja e saj është e shqetësuar sepse djali i saj ndodhet në Itali, në një zonë ku koronavirusi është përhapur së tepërmi. Prandaj, ajo dëshiron ti kthejë sadopak buzëqeshjen gjyshes Bukurije në këtë ditë të veçantë për të.

Elona: Në këtë situatë, nëna është në një moment shumë të vështirë, sepse përveç shqetësimit sepse edhe Shqipëria tashmë dihet që jemi prekur, merakun e ka edhe tek daja andej. Doja të bëja diçka të vogël, për t’i kthyer një buzëqeshje sadopak në fytyrën e saj. Krejt rastësisht kur unë lexoj mesazhin në Instagramin tuaj, thashë pse mos shkruaj unë diçka tek Arditi.  Ora ishte 23:00 ishte tepër vonë dhe thashë unë e para po shkel privatësinë, por ndoshta do ta lexoj dhe nëse është e mundur, nëse realizohet, nëse nuk është e mundur, unë nuk po ngre mendjen që të kisha pritshmëri. Kur ju më ktheni përgjigje, nuk e keni idenë sa shumë u lumturova, aq më shumë kur më morët në telefon.

Ardit Gjebrea: Të them të vërtetën, ne gjatë gjithë këtyre ditëve kemi punuar dhe kemi vrarë mendjen se çfarë mund të bënim në një situatë të tillë dhe gjithë kornizat e programit tonë u zhdukëm, edhe shkuam nëpër rrugë të reja. Ajo që mund të ndanim ishte që në këtë moment të ishim dëshira juaj, zëri juaj, afrimiteti juaj dhe prandaj na lindi të gjithëve si staf ideja, pse mos komunikojmë, pse mos të dërgojmë një mesazh, pse mos të shkojmë duke pasur të gjithë kujdes, duke ruajtur distancat sepse vërtet ne nuk e dimë as çfarë jemi vetë, armikun nuk e dimë ku e kemi, mund të jemi dhe ne vetë dhe nuk e dimë se çfarë ndodh. Kujt mund ti merrja unë ndonjë urim për gjyshen tënde? Sepse ideja nisi nga ty por ne do donim të mblidhnim ndonjë urim tjetër.


Elona: Nipin tjetër ajo e ka në Amerikë, në Boston.

Ardit Gjebrea komunikon me nipin tjetër në Amerikë, Edgarin dhe djalin e saj në Itali Argjendin, për të marrë urimin e tyre dhe për të përgatitur një surprizë të bukur për nënë Bukurien dhe për t’ja çuar ato së bashku me një tufë me lule./tvklan.al