Gjyshja lind mbesën e saj

Gjyshja lind mbesën e saj

23:05 29/03/2019

Gjyshja ka lindur mbesën, pasi vajza e saj kishte lindur pa mitër. Një nga ato histori që rrallë na rastis t’i dëgjojmë. Emma Miles 55 vjeç ka dy fëmijë, por frika se mos vajza e saj Tracy Smith nuk mund të bëhej nënë, e çoi për të marrë këtë vendim. 31-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj përdorën mëtodën e fertilitetit in vitro për të kaluar embrionin tek vjehrra, përkatësish nëna e Tracyt.

Por ky vendim nuk ishte i lehtë për 55-vjeçaren, pasi asaj i duhej të humbiste 38 kilogramë për të qenë në peshën e duhur dhe që të mbajë fëmijën. Ndërkohë, që ju desh të merrte dhe medikamente hormonale, pasi shanset për abort ishin të mëdha.

Megjithatë Emma ja doli të sjellë në jetë mbesën e saj, Evie Smith e cila peshonte 3.3 kilogramë. Ajo u shpreh e lumtur që mundi të bëjë vazjën e saj nënë dhe se në asnjë moment nuk u shqetësua për moshën e saj.

55-vjeçarja u shpreh e gatshme për të lindur edhe një tjetër fëmijë për vajzën e saj, në rast se duan të bëjnë një motër ose vëlla për Evie.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT