Gina Stewart konsiderohet si gjyshja më seksi në botë për shkak të pamjes së saj dhe formave trupore. Edhe pse 50 vjeç, ajo sfidon moshën me paraqitjen e saj seksi.

Por cili është sekreti i saj? Gina ka thënë për DailyStar se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa një ushqim i shëndetshëm.

“Unë besoj vërtetë në fuqinë mendore. Duhet të kesh qetësi shpirtërore, të jesh i vetëdijshëm për atë që të streson dhe këtë stres ta zvogëlosh sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse mbingarkohem ose stresohem, krijoj një hapësirë paqësore brenda vetes. Besoj në fuqinë e të menduarit pozitivisht dhe zvogëlimin ose eliminimin e negativitetit”.

Përveç qetësisë mendore, për të mbajtur trupin të shëndetëshëm, Gina bën ecje rregullisht, pi shumë ujë dhe mban një dietë të shëndetshme. Ajo thotë se 10 mijë hapa në ditë e ndihmojnë atë që të ndihet mirë mendërisht. /tvklan.al