Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një djalë 26 vjeç nga Thumana i cili ka rrëfyer se babai i tij ka vdekur para 4 vitesh dhe pasi vdiq ai ata filluan të kishin konflikte të mëdha me njerëzit e të atit. Nga këto konflikte e ëma u lodh dhe braktisi të pestë fëmijët për mos t’u kthyer më kurrë. Ajo la vetëm në shtëpi 4 djem dhe 1 vajzë të moshës 26 vjeç, 21 vjeç, 25 vjeç, 24 vjeç dhe një 17-vjeçar, të cilët u detyruan të punonin dhe të jetonin vetëm.

Tërmeti i 26 Nëntorit prishi shumë godina në Thumanë, një prej të cilave ishte edhe shtëpia e tyre. Bashkia në atë periudhë i strehoi fëmijët në një hotel në Shëngjin e në muajt në vazhdim ju ofroi bonus qiraje.

Ata jetuan disa muaj me qira derisa muaj më parë ju ndërpre bonusi, arsyeja ishte gjyshja e cila gjithashtu kishte aplikuar për bonus edhe pse nuk jetonte me ta. Zonja madje tashme pretendon të marrë shtepinë që po rindërtohet. Gjyshja dhe halla insistojnë të largojnë fëmijët nga shtëpia ku kanë jetuar se bashku me babain e tyre i cili nuk është më në jetë.

Shtëpia rezulton të jetë në emër të gjyshit i cili gjithashtu ka ndërruar jetë por nuk ka lënë akt trashëgimie, që do të thotë shtëpia i takon fëmijëve të tij dhe gruas. Ne situatën kur babai ka vdekur, nipërit kanë pjesë pasurie.

Mirela Milori: Vjen tërmeti i 26 Nëntorit, shtëpia juaj u shkatërrua, ju keni qenë tek ai pallati që kemi parë tek pamjet e Thumanës apo jo?

Djali: Tek tjetri, shtëpia u bë e pabanueshme, nuk funksiononte më.

Mirela Milori: Besoj se keni kaluar një traumë të madhe.

Djali: Është normale, një situatë e vështirë dhe nuk më ik kurrë nga mendja. Në ato momente i lutesha Zotit që të dilnim gjallë nga banesa.

Mirela Milori: Shtëpia doli e pabanueshme, bëhet rindërtimi dhe fillon një konflikt i cili mesa kuptoj ka filluar që në momentin që ka vdekur babai juaj, njerëzit e tij kanë pasur pretendime për shtëpinë. Tani që u bë rindërtimi, keni hyrë në shtëpi apo jo?

Djali: Jo sepse gjyshja nuk pranon që ne të futemi aty sepse thotë që shtëpia është e imja, ju nuk keni pjesë aty. Edhe halla kështu na thotë. Shtëpia ka qenë në emër të gjyshit që ka vdekur.

Mirela Milori: Gjyshja ka jetuar me ju ndonjë ditë?

Djali: Jo, jo fare, ka jetuar me gjyshin vetëm të dy, tek shtëpia e gocave, ia kishin lënë ato të jetonin. Certifikatën e pronësisë të shtëpisë që po rindërtohet i ka gjyshja, kam folur shumë herë me të, më ka prerë shkurt, shtëpia është e imja, mos kërkoni gjë. Shkoni kërkojini nënës thotë ose diku tjetër.

Mirela Milori: Si ka qenë raporti me gjyshen, ka qenë e afërt, ju ka rritur, ju ka mbajtur?

Djali: Jo dhe aq mirë, kemi pasur konflikte, ndonjëherë na fliste, ndonjëherë nuk na fliste. Nuk ishte njeri i afrueshëm, dhe ishte negative me ne.

Djali 26 vjeç tregon se gjithë vëllezërit janë të shpërndarë tani, ai jeton në shtëpinë e gjyshërve të nënës, vëllai i vogël që është në shkollë jeton tek njerëzit e babait dhe dy të tjerë kanë ardhur në Tiranë për të punuar, por nuk përfitojnë dot bonus qiraje. /tvklan.al