Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Valbona Kelmeni 47 vjeç nga Poliçani  e cila jeton prej një viti në çader me bashkëshortin e saj 49 vjeç. Çifti ka një vajzë të cilën në moshën 18 vjeç e martuan me mblesëri .

Vajza pasi lindi fëmijën kaloi në depresion dhe i shoqi e braktisi. Këtu nis edhe vështirësia e gjyshes.

Valbona Kelmeni: Kam ardhur të rrëfej historinë e mbesës sime që e kam rritur vetëm. E martuam vajzën me mblesëri në moshën 18 vjeç dhe në jetë erdhi mbesa. Pas lindjes së saj, vajza ime pësoi depresion dhe u shkëput nga bashkëshorti se nuk e mbante dot ai.

Mirela Milori: Çfarë shenjash kishte vajza jote?

Valbona Kelmeni: Nuk i jepte gji vajzës, donte të ikte, ishte e dhunshme. I thoja jepi gji gocës dhe ajo thoshte nuk e dua. Një muaj pas ndarjes vajza pësoi një krizë shumë të rëndë. Burri i saj nuk e kuptonte faktin që ra në depresion dhe nuk e donte dhe e solli në shtëpi vetëm gocën dhe jo mbesën.

Tha nuk e mbaj më këtë se kjo nuk është më për mua. Nuk ma jepte mbesën dhe ajo vetëm dy javëshe i jepte qumësht lope. Shkova në policinë e Beratit raportova unë dhe goca, erdhi pastaj solli mbesën. Bëri 3 muaj burg sepse ishte e jashtëligjshme që ta mbante fëmijën ai. Më pas depresioni i saj u thellua më shumë dhe e solla në Tiranë dhe i mora një kurë. Unë punoja në Skrapar në një fabrikë këpucës dhe kur vija në shtëpi ia jepja ilaçet, nuk ia lija aty sepse doktoresha tha që është në gradën e fundit. Ikte kudo dhe e linte mbesën në shtëpi, ikte dhe nuk dinte ku shkonte. /tvklan.al