40% e bizneseve që janë kontrolluar nga strukturat e Hetimit Tatimor gjatë sezonit turistik kanë rezultuar me shkelje. Në total janë kontrolluar 6227 subjekte, ku rreth 2500 janë gjetur me shkelje.

Në dy muaj kontrolle, Drejtoria e Tatimeve raporton se ka vendosur gjoba në vlerën e 900 mijë dollarëve, ndërsa ka mbyllur aktivitetin për 300 biznese, të cilat janë kapur me shkelje. Shumica e tyre nuk kanë deklaruar hapjen e biznesit ose nuk janë kapur me moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë.

Gjatë këtij sezoni, numri i punonjësve të deklaruar është rritur me 15 mijë, krahasuar me një vit më parë, duke lënë dyshime mbi informalitetin e lartë që ishte zhytur ky sektor. Numri më i madh i rritjes së të punësuarve është për Durrësin, Vlorën, Sarandën dhe Shkodrën.

Javën e fundit, Tatimet kanë intensifikuar kontrollet edhe në rajoni verior, ku kanë mbyllur 6 bare dhe restorante të njohura në këtë zonë, pasi nuk kanë lëshuar për herë të dytë kuponin tatimor.

Tv Klan