Shkak, zjarrëvënia nga ana e fermerëve

Tetë vjet më parë të dy krahët e rrugës Lushnje-Berat u mbollën me pemë. Nga pakujdesia apo qëllimisht, sot gjysma e tyre është djegur.

Rastet e zjarreve buzë rrugës nacionale janë të shumta  dhe kanë ardhur si rezultat i pastrimit, me djegie të bimësisë së thatë nga fermerët e zonës.

53 raste zjarresh janë regjistruar nga shërbimi i policisë zjarrfikëse kete vit vetëm në Lushnje.

Në të gjitha rastet, zjarret janë ndezur nga dora e njeriut, sidomos ato të raportuara në natyrë. 

Në disa raste përveç arrestimeve janë aplikuar gjoba nga 100 mijë Lekë të vjetra deri në 2 milionë Lekë.

“Për të gjitha rastet ligji e ka të parashikuar, edhe kur është zjarr nga pakujdesia ka masë administrative, dhe masat fillojnë nga 10 mijë Lekë të reja deri në 200 mijë Lekë të reja, plus organet kanë aplikuar edhe masat penale”.

Në qarkun Fier, këtë vit janë arrestuar 5 persona për veprën penale të shkatërrimit të pronës me dashje dhe zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërsa mbi 60 % e rasteve të piromanëve mbeten pa u identifikuar. 

Tv Klan