Ekspertët: Kemi 50 marrëveshje tregtare, por barrierat vazhdojnë

Më shumë se gjysma e potencialit që ka Shqipëria për të eksportuar mallra drejt Kosovës është e pashfrytëzuar, dhe po ashtu edhe anasjalltas.

Në një studim të Qendrës për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë, konstaton se të dy vendet kanë mbi 50 marrëveshje me njëra – tjetrën për tregtinë e lirë, por sot barrierat tregtare vazhdojnë të ekzistojnë.

Ekspertët ngritën idenë e krijimit të një zyre të përbashkët me Kosovën, e cila do të merret me problemet që hasin bizneset e të dy vendeve.

Raporti evidenton se edhe numri i vizitorëve nga Kosova drejt Shqipërisë ka ardhur duke u reduktuar gjatë viteve të fundit, ndërsa në 2018-n bizneset shqiptare patën interes për të rritur investimet atje, duke zënë 22% të totalit të investimeve të huaja.

Vit i cili përkon edhe me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjë-Hercegovinës nga ana e Prishtinës zyrtare.

Tv Klan