62% mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Europian

Papunësia vijon të shqetësojë më shumë të rinjtë, ndërsa 77 % e qytetarëve të Ballkanit mbështesin bashkëpunimin rajonal pasi besojnë se kjo mund të kontribuojë në një situatë më të mirë politike, ekonomike si dhe të sigurisë në ekonominë e tyre. Rezultat e barometrit ballkanik janë bërë publike nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

“Besoj se mbështetja për integrimin europian ka dy arsye kryesore. E para është forca e perspektivës. Njerëzit duan një perspektivë që i bën ata të mendojnë se do të kenë një të ardhme përpara dhe e dyta lidhet me institucionet që janë më pak të besueshëm në rajon. Për herë të dytë ka një rritje lehtësisht në përqindje. Partitë politike më pak të besuara në rajon, Parlamenti, gjykatat dhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi”, tha Seketarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu.

Afro 49% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor mendojnë se papunësia është problemi më i madh me të cilin përballet ekonomia e tyre, krahasuar me 45% në vitin të kaluar.

“Problem për rajonin është papunësia që është në rritje këtë vit dhe punësimi i të rinjve dhe largimi i grave nga tregu i punës. Largimi i trurit ka një ulje për shkak edhe të pandemisë”.

Pozitiv ëhstë fakti që si qytetarët dhe bizneset preferojnë bashkëpunimin me vendet e Europës si dhe integrimin në BE.

“Bizneset në rajon preferojnë si partner për të bërë tragti vendet e Bashkimit Europian”.

73% vendeve të Ballkanit Perëndimor e shohin BE si bllokun më të preferuar për të bërë tregti, ndërsa marrëveshjen me roaming e kanë vlerësuar si një vendim që ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e qytetarëve.

Tv Klan