Në vitin 2018-ë operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë në tendera kanë dorëzuar 1145 ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kryetarja e këtij autoriteti, Evis Shurdha, tha se autoritet kontraktore kanë vepruar në shkelje të ligjit në pothuajse gjysmën e rasteve, ose 39%, çka bërë që komisioni të kthejë vendimin e tyre.

Por kreu i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj kërkoi që Komisioni i Prokurimit të rekomadojë masa për punonjësit që kanë bërë shkeljet. Sipas tij, janë rreth 2300 zyrtarë të shtetit, të cilët kanë shkelur ligjin e prokurimit publik.

Në 2018-n Komisioni i Prokurimit Publik ka rekomanduar vetëm 4 masa ndaj zyrtarëve të administratës, ndërsa Arben Ahmetaj propozoi edhe ndryshim të ligjit për ashpërsimin e masave ndaj punonjësve që shkelin ligjin, pasi procedurat e Prokurimit Publik analizohen në një kapitull të veçantë të progres-raportit për Shqipërinë, duke sjellë probleme për integrimin në BE të vendit.

Tv Klan