Të ftuar në rubrikën “Gjysma Ime” tek “E Diela Shqiptare” kanë qenë këngëtarja dhe prezantuesja Gerta Heta dhe bashkëshorti i saj, një ish-futbollist kroat, Matko Djarmati.

Çifti tregoi si janë njohur, bashkëjetesën, takimin me prindërit e tij, martesën, pasionin e Matkos për gatimin, por edhe si e shohin njëri-tjetrin si personin që e plotëson dhe imazhet prindërore që i pasqyrojnë secilit.

Gerta rrëfeu se nuk di të komunikojë në kroatisht, por i bëri një dedikim të drejtpërdrejtë me një këngë kroate nga dasma e tyre.

Ardit Gjebrea (drejtuar Gertës): Po çfarë di nga Kroacia ti?

Gerta Heta: Po di, di ato kryesoret unë.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Gerta Heta: Të dua, sharjet i di të gjitha. Di, di, kuptoj.

Ardit Gjebrea: Muzika?

Gerta HetaMuzika…kemi një këngë që më pëlqen, që e kemi patur këngë dasme, por nuk di një këngë.

Ardit GjebreaSi titullohet?

Gerta HetaQuhet “Budi Moja Voda”- “Bëhu uji im”, sepse unë jam zjarri.

Ardit Gjebrea: Po këtë e di edhe unë, eja të të shoqëroj në piano dhe ia këndojmë Matkos.

Gerta Heta: E di? E kam seriozisht. Por vetëm refrenin se nuk e di pjesën e fillimit.

Ardit Gjebrea: S’ka problem, eja përshëndesim Matkon.

Pas performancës, Gerta shkoi drejt bashkëshortit dhe e puth duke i thënë “Volim te” (Të dua). /tvklan.al