Gjysma Ime – Mblidhet familja e madhe shkodrane: Helidon & Ardiola Bushati (31 Janar 2021)


Gjysma Ime – Mblidhet familja e madhe shkodrane: Helidon & Ardiola Bushati (31 Janar 2021)

16:45 31/01/2021

I ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, ka qenë ish-deputeti i PD-së Helidon Bushati dhe momentalisht drejtuesi i PD-së në Shkodër së bashku me bashkëshorten e tij Ardiolën. Ai ka dhënë një intervistë ndryshe nga herët e tjera, ku ka folur më gjatë për jetën e tij private dhe marrëdhënien që ka me Ardiolën. Helidoni ka treguar edhe historinë e njohjes së tyre, ku shprehet se puthjen e parë e ka dhënë kur ishte me paterica.

Ardit Gjebrea: Gjete ndonjë justifikim për të dalë se nga informacionet që unë kam marrë ti ke qenë një gocë e survejuar nga prindëri.

Ardiola: E vërtetë është Ardit, ka qenë data 1 Janar hera e parë që kam dalë nga shtëpia dhe patjetër duhet ta gjeja një justifikim se si duhet të dilja atë ditë. Por ia dola dhe e konsumuam atë kafen.

Ardit Gjebrea: Kaq?

Helidon Bushati: Si takimi i parë ishte mjaftueshëm, pastaj oreksi vjen duke ngrënë (qesh). Unë kam pasur një problem  me gjurin dhe në Janar kam shkuar jashtë për të bërë ndërhyrjen e gjurit sepse ishte delikate. Përveç problemit të gjurit ishte dhe rikuperimi nga operacioni, ështu që zgjati një muaj e ca ditë.

Ardiola: Kështu që fillimi i lidhjes sonë ka qenë me Helidonin në paterica.

Helidon Bushati: Dhe puthjen e parë e kam dhënë kur kam qenë në paterica dhe mu shtua vetëbesimi, thashë kur arrij të bëj për vete gjithë këtë gocë me paterica… (qesh).

Ardit Gjebrea: Përveç humorit, çfarë tjetër të tërhoqi tek Helidoni?

Ardiola:  Helidoni i ka komplimentat pa masë.

Helidon Bushati: Ardiola donte të thone, bën shumë komplimente, por që të gjitha qëndrojnë, nuk është se bëj komplimente që nuk qëndrojnë. /tvklan.al








Të ngjashme