Marçela Lati dhe Armand Peza ishin të ftuarit e rubrikës “Gjysma Ime” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Rrëfimi i tyre për jetën me njëri-tjetrin, punën dhe fëmijët është një histori se si dy njerëz që janë kaq të angazhuar çdo ditë në një biznes që kërkon kurim deri në detajet më të hollësishme, i bën që shpesh herë të gjejnë kohën për të ndaluar. Ata kthehen te njëri-tjetri dhe vlerësojnë cilësitë e secilit, përpiqen të gjejnë kohë për t’ia kushtuar familjes, për t’u dashur dhe përkushtuar.

Të dy janë të lumtur me mënyrën si janë ‘gatuar’ fëmijët e tyre dhe sigurisht që Marçela është edhe ajo që merret më shumë me ta, madje Armand Peza thotë se ajo ia bën gjithçka më të lehtë. Nëse nuk do të kishin zgjedhur njëri-tjetrin, secili do të gjente një hije të njëjtë të personit me të cilin aktualisht po ndajnë jetën dhe jo vetëm.

Ardit Gjebrea: Kush nga ju të dy bën më të lehtë jetën tjetrit?

Armand Peza: Marçela mua.

Marçela Lati: Sa mirë, e paska vënë re.

Ardit Gjebrea: Ti sot dëgjon edhe ca deklarata që të vjen mirë. Po flasim për gjëra të mira. Ju keni 25 vite bashkë.

Marçela Lati: Pothuajse, për pak e arrijmë 25 vjet.

Ardit Gjebrea: E keni përmendur ndonjëherë fjalën “divorc”?

Marçela Lati: Jo.

Ardit Gjebrea: Nuk ka ndodhur asnjëherë?

Armand Peza: Jo, divorci është fjalë e madhe shumë, ku di unë pse.

Marçela Lati: Jo, e artikuluar për një zënkë midis nesh, jo, nuk do ta thosha, nuk kemi qenë ndonjëherë në pikat që ta diskutojmë. Si çdo çift ne kemi pasur ulje-ngritjet tona, i kemi, do të vazhdojmë t’i kemi për sa kohë do të jemi bashkë, por derisa të flasim për divorc jo.

Armand Peza: I kemi edhe ne ato zonat tona gri.

Ardit Gjebrea: Nëse nuk do të ishte Marçela, kush do ishte?

Marçela Lati: Hë pra, kush?

Armand Peza: Një identike si Marçela.

Ardit Gjebrea: Emër, dua emër.

Armand Peza: Shiko, Whoopi Goldberg. E di pse? Se ajo është shumë e zgjuar si natyrë, mua më pëlqen shumë, ia shoh edhe filmat e vjetër e të rinj, ka batutë, më bën të qesh gjithmonë.

Marçela Lati: Pra, arsyeja e vetme pse ky ka zgjedhur Marçelën është se Marçela ka batutë. Vetëm për këtë mo Mandi? Po na çudite o burrë.

Armand Peza: Shiko, po të kesh batutë do të thotë që ke inteligjencë. Po të kesh inteligjencë, pastaj e gjen edhe mënyrën tënde origjinale të të thënit që nuk ngjan me askënd tjetër që unë kam parë në këtë rruzull,për kaq pak sa njoh unë.

Ardit Gjebrea: E nëse nuk do të ishte Mandi? Emër, të lutem.

Armand Peza: Hë, çke për të thënë thuaje tani.

Marçela Lati: Epo meqë Mandi  e bëri me personazhe publike, të them edhe unë një emër? Apo do ta thuash ti për mua?

Armand Peza: Mos më thuaj Enrique Iglesias?

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv? Se këndon më mirë se Mandi?

Armand Peza: Jo, e di se çmë tha? Kjo një,, por më tha “sa bukur i hap shpatullat kur këndon”.

Ardit Gjebrea: Kush ka më shumë humor nga ju të dy?

Armand Peza: Marçela.

Marçela Lati: Mandi. Jo, s’është fare e vërtetë. Mandi është karagjoz i lindur./tvklan.al