Një fermere u tmerrua kur dhia e saj lindi një krijesë “gjysmë derr dhe gjysmë njeri”, ndërsa pas ngjarjes banorët e zonës ndihen të frikësuar, se kjo krijesë është e mallkuar dhe mund t’i sjellë fat të keq familjes. 40-vjeçarja Josephine Repique tha se dhia lindi në fillim të Nëntorit, në një fermë të vogël në Sultan Kudarat të Filipineve.

Por menjëherë sapo lindi dy kecat, banorët vunë re se një prej tyre nuk kishte asnjë lloj ngjashmërie me një kec normal, por ishte një miks i çuditshëm mes derrit dhe njeriut. Lajmi u përhap me shpejtësi dhe në shtëpinë e familjes vërshuan banorët e zonës, që u tmerruan nga krijesa e çuditshme.

Megjithatë, si nëna ashtu edhe dy të porsalindurit nuk arritën të mbijetonin dhe ngordhën rreth 2 orë më vonë, duke shtuar edhe më shumë frikën se krijesa ishte e mallkuar dhe solli fat të keq.

Vetë fermerja tha:

“Askush nuk ia ka idenë se çfarë ishte, por nuk ishte dhi. Ishte e frikshme. Të gjithë pyesin se përse ndodhi dhe nëse është fat i keq”. 

Megjithatë, Dr Agapita Salces, nga Instituti i Shkencave në Universitetin e Filipineve tha se fetusi me gjasë kishte pësuar një mutacion genetik.

/tvklan.al