Elon Musk dhe këngëtarja Grimes janë gjysmë-ndarë pas tre vitesh bashkë. Shefi ekzekutiv i Tesla dhe themeluesi i SpaceX ka konfirmuar ndarjen nga partnerja, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher.

Ata vazhdojnë të ruajnë raporte të mira për djalin e tyre pasi kanë në plan të vazhdojnë me bashkëprindërimin.

“Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe ndodhemi në regata shumë të mira”, tha Elon. Më tej, ai shpjegoi edhe arsyen e ndarjes nga 33-vjeçarja.

“Puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem vazhdimisht në Teksas os në udhëtim, kurse puna e saj ndodhet në Los Anxheles. Ajo po qëndron me mua tani, ndërsa bebushi ndodhet në dhomën e tij ngjitur”.

Elon dhe Grimes u panë bashkë në Met Gala dy javë më parë, ndonëse këngëtarja mbërriti vetëm dhe më pas e takoi brenda Musk. Pas Met, ata u drejtuan për në një festë së bashku./tvklan.al