Himni i këngës ka idenë e partneres se tij, përcjell mesazhin e paqes

“Imagine” albumi i John Lenon i 11 Tetorit të vitit 1971. Një album që njerëzit u dashuruan me të qëkur u publikua si një singëll në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se  kënga është përshtatur disa  herë nga këngëtarët dhe grupet si Queen, Stevie Ëonder dhe Lady Gaga. Himni i këngës u bazua në një ide të partneres  së John Lennon, Yoko Ono, e cila, edhe pse pas shumë kohësh, që nga viti 2017 ka dalë në skenë si kompozitoria e këngës  së bashku me ish-pjesëtarin e Beatle.

Në përmbledhjen e poezive të Yoko Ono me titull “Grejpfrut” ekziston vargu “Imagjinoni retë që pikojnë”, i cili konsiderohet të ketë qenë shkas për të famshmen “Imagine”, mesazhi i së cilës i dedikohet paqes.“Imagjinoni që nuk ka shtete, asgjë për të cilën ju duhet të vrisni ose të vriteni,” thotë kënga në strofën e dytë.

Që prej vitit 1971, Lennon propozoi atë për të cilën organizatat apo lëvizjet e ndryshme si Rrjeti Pa Kufi po bëjnë thirrje sot, duke folur për një botë pa kufij.

“Ju mund të thoni që jam ëndërrimtar, por nuk jam i vetmi”, thotë Lennon në këngë duke u paraprirë kritikave. Ish- pjesëtari i Beatle më vonë pranoi se propozimet e tij kishin të bënin me komunizmin.

Klan News