4 ekipe luftojnë në dy fronte për titull në futbollin shqiptare. Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani do të masin forcat për të shpallur kampionin e ri edhe në Kupën e Shqipërisë.
Kompeticion që luhet me 2 takime, e ku siparin e ngre dueli i kësaj të Mërkure, mes Vllaznisë dhe Dinamos. Kryeqytetasit kanë bilanc më të mirë në këtë sezon. Dinamo ka fituar 2 takime nga 3 në total, me sfidën e fundit mes tyre që përfundoi në barazim pa gola. Ecuri që në letër favorizon skuadrën e teknikut, Ilir Daja. Gjithsesi, shkodranët synojnë ta shfrytëzojnë faktorin fushë për të arritur një rezultat pozitiv dhe tentuar më pas kualifikimin në finale në takimin e kthimit.
I ekulibruar konsiderohet përballja dyshe mes Egnatias dhe Partizanit. 2 ekipet kanë provuar shijen e fitores dhe një barazim në këtë sezon, për ta shndërruar këtë sfidë në një “finale” të parakohshme. Ulja në stol e Skënder Gegës duket se ka sjell frytet e duhura te Partizani, që Kupën e shikon si opsionin ideal për të fituar titull këtë sezon.
Klan News