Premier League përfaqësohet me 19 futbollistë, ndjek Seria A me 13

Nëse deri tani Juventus krenohet me numrin më të shumtë të golave të realizuar nga lojtarët e tij në Euro 2020, Chelsea dhe Manchester City mburren me numrin më të madh të futbollistëve gjysmëfinalistë në këtë. Nga shtatë përfaqësues kanë kampionët e Evropës dhe kampionët e Anglisë.

Dy klubet finaliste të Ligës së Kampionëve, kanë numrin më të lartë të futbollistëve në këtë fazë të turneut. Podiumi mbyllet nga një tjetër angleze siç është Manchester United që u përfaqësua nga pesë futbollistë. Pas dominimit britanik, dallohet sërish Juventus që ka sjellë në këto gjysmëfinale pesë futbollistë po aq sa italiania tjetër, Napoli.

Falë Danimarkës, Midtjylland dhe Kopenhageni përfaqësohen nga tre futbollistë në total, po aq sa Interi. Gjermania mund të krenohet me Borusian e Dortmundit që ka dy lojtarë në këto gjysmëfinale, teksa po dy i janë llogaritur Milanit që ka Simon Kjaer, por jo Donnarumma i cili është pa kontratë zyrtare.

Klan News