Manchester United e ka seriozisht në Europa League edhe pse kompeticioni i dytë me i rëndësishëm në Europë nuk ka shkëlqimin e Champions, Djajtë e Kuq synojnë fitimin e tij.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale anglezët kanë shkatërruar 6-2 Romën duke siguruar praktikisht një biletë për në finalen e Gdanskut.

Pas avantazhit të shpejtë te Manchester me anë të Brunos Fernandes, italianët u duk sikur do të rezistonin kur arritën të përmbysnin rezultatin me golat e Pellegrinit e Xhekos, por në pjesën e dytë furia e Djajve të kuq i shkatërroi totalisht. 2 golat e Edison Cavanit dhe me pas Bruno Fernandes, Paul Pogba dhe Greenvud sigluan rezultatin tenistik 6-2 që vetëm me një mrekulli mund të thyhet në ndeshjen e dytë nga Roma.

Në sfidën tjetër Villareal fitoi me shifrat 2-1 ndaj Arsenalit. Gjërat mund të kishin shkuar më keq për anglezët, pasi spanjollët kryesonin 2-0 me golat e Triguero dhe Raul Albiol, deri në minutën e 73, kur Arsenal fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Nicolas Pepe. Me këtë rezultat të ngushtë gjithçka është e hapur dhe finalistja do të përcaktohet në sfidën e kthimit në Londër.

Klan News