Manchester United-Roma dhe Villarreal-Arsenal

Manchester United-Roma dhe Villarreal-Arsenal janë përballjet gjysmëfinale të Europa League. E para kujton menjëherë humbjen 7-1 që ekipi anglez i shkaktoi atij italian në vitin 2007 në Champions.

Manchester United është dorëzuar vetëm 1 herë para Roma, po në atë sezon. Edhe Villarreal-Arsenal është një duel i përsëritur.

Topçinjtë e Londrës nuk kanë asnjë disfatë ndaj kundërshtarit spanjoll në sfidat e mëparshme në Europë. Takimet do të zhvillohen në sistem vajtje-ardhje më 29 Prill dhe 6 Maj. Vetëm Manchester United e ka fituar më parë Europa League. Finalja e madhe do të luhet më 26 Maj në Gdansk.

Tv Klan