Të ftuar:

Gjyste Vulaj – Këngëtare

Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret më të njohura.

Në fillimiet e karrierës së saj nuk ka rënë në sy vetëm për zërin e saj, por edhe për stilin e veshjes sepse ajo ishte nga ato këngëtare që guxonte shumë.

Ajo ishte sot e ftuara e radhës në studion e “Rudina” ku u pyet edhe për koncertin e një dite më parë të këngëtares Rita Ora. Gjyste Vulaj akuzoi se Rita Ora ka përdorur “Vallen e Rrugovës” e cila sipas saj është version që e ka bërë bashkëshorti i saj Sokol Vulaj.

Rudina Magjistari: E ndoqe koncerin e Rita Orës dhe Ermal Metës?

Gjyste Vulaj: Për koncertin e Rita Orës s’dua të flas sepse ajo ka përdorur një insert të muzikës së Sokolit pa pyetur, por unë i uroj suksese. Është vallja e Rrugovës, atë version e ka bërë Sokoli para shumë shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. U pendova që e thash.

Rudina Magjistari: Ke provuar të kontaktosh me të dhe ti thuash pse?

Gjyste Vulaj: Jo, jo. Tek e fundit është kënaqësi që Rita Ora mer një muzikë nga ne.

Personazhet publikë shpeshherë hezitojnë të pranojnë ndërhyrjet që kanë bërë. Por këngëtarja Gjyste Vulaj nuk është një prej tyre. Pa asnjë kompleks, këngëtarja rrëfeu sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, për ndërhyrjet që ka bërë dhe për ato që po planifikon të bëjë.

Ajo tregoi se ka bërë botoks tek pjesa e syve dhe anash buzëve dhe se po planifikon të bëjë një ndërhyrje tek gusha.

“Unë nuk kam bërë operacione plastike, por jam duke e menduar. Më duhet pak kohë sa të marr informacionet e duhura. Do kisha bërë shumë gjëra, por kam frikë nga anestezia. Jam lodhur me botoksin që e bëj këtu tek pjesa e syve dhe anash buzëve. Do doja të hiqja pak pjesën poshtë mjekrës dhe të bëja një lifting fytyre”, tha këngëtarja.

Agron Duka – Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste