Gjykata e Elbasanit i jep masën tretë “arrest me burg”

Çështja “Dumani” ka mbledhur së bashku drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, kreun e SPAK dhe të prokurorisë së Elbasanit.

Për më shumë se një orë në takimin e zhvilluar në prokurorinë e Posaçme, kreu i SPAK, Arben Kraja, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, prokurorë dhe Drejtues të Policisë së Elbasanit diskutuan mbi  aksionin e uniformave blu për arrestimin, si dhe ecurinë e dosjes hetimore ndaj Nuredin Dumanit.

Po sot, Gjykata e Elbasanit, caktoi brenda ambienteve të Spitalit të Traumës masën e tretë të sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin, i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 Shtator 2020.

Tv Klan