Një grua nga SHBA e quajtur Gloria i ka bërë dhuratën më të çuditshme bashkëshortit të saj për ditën e Shën Valentinit. Ajo e ka treguar këtë dhuratë me ndjekësit e saj në Tik Tok dhe video ka marrë më shumë se 4.4 milion views.

Gloria ka printuar të gjitha fotot e vajzave që bashkëshorti i ka pëlqyer në Instagram, i ka paketuar dhe ia ka dhënë dhuratën.

“Duke qenë se të gjithë po tregojnë se çfarë i kanë dhuruar partnerit për Shën Valentin, mendova ta tregoj dhe unë dhuratën time. I kam bërë burrit këtë kutinë e vogël dhe të bukur, të mbushur me foto të vajzave që ai ka pëlqyer në Instagram. Shpresoj që ta pëlqejë”, ka shkruar Gloria në mbishkrimin e videos./tvklan.al