Përbërësit:

600 gr brokoli

300 gr miell

250 gr fileto gici

70 gr parmixhano

70 gr borzilok

1 domate

2 vezë

1 kg patate

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë shtojmë pak sodë dhe vendosim brokolin që të ziejë. Në një tjetër tenxhere me pak uthull dhe tumerik ziejmë patatet. Presim në kubikë fileton e gicit, e marinojmë me kripë, piper dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri.

Brokolin e zier e vendosim në mikser, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, borzilok dhe i bëjmë krem. Vendosim në ujë të nxehtë për 10 sekonda domaten dhe i heqim lëkurën. Pjesën e farave të domates e shtojmë po ashtu tek kremi i brokolit.

Patatet e ziera i shtypim dhe i vendosim mbi tavolinë. Shtojmë në to djathin e grirë, miell, vezë, kripë, piper, niseshte dhe bëjmë brumin. Brumin e përgatitur e presim në disa pjesë, e bëjmë në formë roleje të hollë dhe e presim në copëza shumë të vogla të cilat i ziejmë. Pasi të ziejnë i kalojmë në tiganin ku skuqëm fileton e gicit, shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejnë pak bashkë dhe janë gati. Vendosim në pjatë kremin e bronkolit dhe më pas gnocchit.

/tvklan.al