Përbërësit:

500 gr gjizë pa kripë

500 gr domate

200 gr miell

150 gr djathë kaçkavall

100 gr borzilok

70 gr vaj ulliri

6 thelpinj hudhër

2 vezë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim në një tas gjizën, shtojmë pak vaj ulliri, miell, djathë të grirë, vezë, borzilok të grirë dhe të gjithë ingredientët i përziejmë bashkë. Masën e përgatitur e ndajmë në copa shumë të vogla dhe i vendosim në një tenxhere që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim hudhër, më pas shtojmë selino dhe karotë të grirë imët, pak spec djegës. Pasi të skuqen për pak minuta shtojmë salcën e domates dhe i lemë të ziejnë. Më pas salcën e kalojmë në mikser dhe e bëjmë kremoze. Vendosim në pjatë fillimisht salcën e përgatitur dhe mbi të gnocchi me gjizë.

/tvklan.al