Përbërësit:

300 gr miell

120 gr karkaleca

100 gr parmixhano

100 gr kungull jeshil

60 gr pomodorini

50 gr niseshte

10 gr tumerik

1 kg patate

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë ziejmë patatet. Pastrojmë karkalecat dhe kokat dhe lëkurat i skuqim në një tenxhere me pak vaj ulliri, shtojmë në to kripë, piper, spec djegës. I shuajmë me konjak dhe pasi të avullojë shtojmë pomodorinit e prera përgjysmë dhe më pas ujë nga ai ku ziejnë patatet. Pasi të ziejnë të gjitha bashkë i kalojmë në mikser dhe i filtrojmë. Presim në feta të holla pjesën jeshile të kungujve dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to vezë, miell, niseshte, tumerik, kripë, piper dhe përgatisim brumin. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim karkalecat, shtojmë kungujt dhe pasi të skuqen shtojmë në to pak ujë nga ai ku ziemë patatet. Presim në copëza të vogla brumin që përgatitëm, e ziejmë për dy minuta në ujin ku ziemë patatet dhe më pas i kalojmë në tiganin me karkaleca dhe kunguj, ku shtojmë edhe djathin e grirë. I përziejmë për pak dhe janë gati. Vendosim në pjatë fillimisht gnocchit dhe mbi to lëngun e filtruar të kokave të karkalecave./tvklan.al