Përbërësit:

500 gr patate

300 gr salcë domate

200 gr miell

100 gr mozzarella

100 gr niseshte

100 gr djathë i grirë

50 gr gjalpë

2 karrota

2 thelpinj hudhër

2 vezë

1 qepë

Borzilok

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë ziejmë patatet. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim qepën, hudhrën, borzilokun, menten, karrotat dhe i skuqim të gjitha bashkë. Shtojmë kripë, piper, salcën e domates dhe i lëmë të ziejnë bashkë. Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to vezë, miell, niseshte, kripë, piper, djathë të grirë dhe përgatisim brumin.

Brumin e përgatitur e presim në disa copëza, të cilat i hapim pak dhe i mbushim me mozzarella, borzilok dhe mente. Pasi i mbyllim, gnocchit e përgatitura, i mbështjellim me letër pelikul dhe letër alumin dhe i vendosim të ziejnë për 5 minuta në ujin ku ziemë patatet. Salcën e përgatitur e kalojmë në mikser në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme. Vendosim në pjatë salcën dhe mbi të gnocchit./tvklan.al