Tre adoleshentë janë arrestuar në Shkodër pasi kanë goditur dhe vjedhur me dhunë një 15-vjeçar.

Sipas policisë së Shkodrës, në pranga kanë përfunduar M. Sh., Xh. M., Gj. K.,, të tre të moshës 17-vjeçare dhe banues në Shkodër.

Ata akuzohen se në afërsi të një bar-restoranti, në lagjen “Ndoc Mazi”, kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri adoleshentit V. Rr., banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

Tre adoleshentët do të përballen në gjykatë me akuzat për  “Vjedhja me dhunë”./tvklan.al